Tërheqja e ujit zbulon katastrofën e përmbytjeve në Greqi

Evropë

Tërheqja e ujit zbulon katastrofën e përmbytjeve në Greqi

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Raftet e një dyqani pijesh të shndërruara në shtretër për gratë e moshuara të prekura nga përmbytjet në qytetin grek të Palamas.

Dimosthenis Tsiapas, i cili zotëron dyqanin e pijeve, thotë se i përshtati raftet shtretërit për nënën dhe hallën.

“Kam një biznes të shkatërruar nga stuhia Daniel dhe jam vetëm me dy gra të sëmura, nënën dhe motrën e babait, të cilat i nxora nga banesa e përmbytur me një varkë nuk kisha ku t’i vendosja. I hoqa shishet e pijeve nga raftet dhe vendosa këto dy gra 85-vjeçare”.

Pamjet satelitore tregojnë katastrofën e përmbytjeve masive në disa qytete të Greqisë me një bilanc tragjik prej të paktën 14 viktimash.

Fotografitë e zonave të përmbytura të ofruara nga Maxar Technologies shfaqin kontrastin e fortë me fotografitë e bëra në Shtator të vitit të kaluar mbi qytetet dhe fshatra si Palamas, Koskinas, Agia Triada dhe Metamorfosi.

Stuhia Daniel, për të cilën meteorologët thanë se ishte më e keqja që goditi vendin që nga fillimi i regjistrimit të fenomeneve meteorologjike në vitin 1930, goditi Greqinë për tre ditë nga e marta, duke lënë një gjurmë rrënimi pas një vape rekord që gjithashtu solli zjarre të mëdha.

Shtëpitë u rrënuan nga përrenjtë, urat u shembën, rrugët u shkatërruan, linjat e energjisë ranë dhe të korrat në fushën pjellore të Thesalisë u zhdukën.

Shkencëtarët thonë se Greqia është në vijën e parë të ndryshimeve klimatike, me fenomene ekstreme moti gjithnjë e më të zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat