Përparime të ushtrisë ukrainase!

Evropë

Përparime të ushtrisë ukrainase!

Nga: H.Rafuna Më: 10 shtator 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Forcat ukrainase kanë bërë përparim në luftimet jashtë qytetit Bakhmut në Donetsk dhe disa vende të tjera

Forcat e ushtrisë ukrainase kanë përparuar në pjesë të ndryshme të Donetskut, Ukrainën lindore dhe në jug, e thonë autoritetet e vendit.

Sipas raportimeve, thuhet se ushtarët ukrainas gjinden pranë qytetit dhe vijës së parë Avdijivka në Donetsk. Ata ndër të tjera, kanë kapur pjesë të fshatit Optyne në jug të qytetit, kështu shprehet Vitaly Barabash, i cili drejton administratën ushtarake lokale.

Besoj se kjo është shumë e rëndësishme, thotë V.Barabash.

Ai shton se luftimet vazhdojnë ende në fshat, por në të njëjtën kohë, udhëheqja qendrore ushtarake e Ukrainës shpjegon se ata kanë bërë përparim edhe në fshatin Klishchiivka, në kodrën në jug të Bakhmut dhe  Donetsk, aty ku kishte luftime të ashpra për gati një vit derisa qyteti u pushtua nga forcat ruse në maj.

Fshati shihet si vend i rëndësishëm për rimarrjen e Bakhmutit.

Udhëheqja ushtarake thotë gjithashtu se është bërë përparim edhe në Robotyne në jug të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat