Numri i të vdekurve ka shkuar në 15 – pamje të situatës së rëndë të krijuar gjatë dhe pas përmbytjeve në Greqi

Evropë

Numri i të vdekurve ka shkuar në 15 – pamje të situatës së rëndë të krijuar gjatë dhe pas përmbytjeve në Greqi

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 06:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i vdekjeve të konfirmuara nga përmbytjet e fundit në Greqinë qendrore u rrit në 15 pasi trupat e katër personave të konsideruar më parë të zhdukur u gjetën të dielën, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, tre prej trupave u gjetën në fshatra pranë qytetit të Karditsa në Thesalinë perëndimore.

Bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar, të cilët u gjetën në shtëpinë e tyre, si dhe një 58-vjeçar, trupi i të cilit u gjet mes dy fshatrave.

Roja bregdetare tha të dielën se trupi i një 42-vjeçari, i zhdukur që nga e marta, u gjet duke lundruar në det pranë qytetit të Volos.

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë bëri të ditur se që nga përmbytjet që goditën Greqinë qendrore të martën, ka evakuuar rreth 3,500 njerëz – dhe se përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

Intensiteti i përmbytjeve duket se ka rënë, megjithëse niveli i lumit Pineios po rritet.

Roja bregdetare theksoi se shpëtoi 335 persona të bllokuar në gadishullin e Pelionit midis të enjtes dhe të shtunës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat