Katër të vdekur nga përplasja e autobusit të turistëve nga mjeti jashtë kontrolli në veri të Greqisë

Evropë

Katër të vdekur nga përplasja e autobusit të turistëve nga mjeti jashtë kontrolli në veri të Greqisë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 17:37
Pamje nga aksidenti

Katër njerez kanë humbur jetën dje pas përplasjes së një autobusi turistësh dhe një makine në një autostradë në Greqi.

Autobusi i madh turistik me targa serbe ishte i mbushur me rreth 70 pasagjerë.

Tragjikisht automjeti që i vogël që vinte në drejtim të kundërt, raportohet se në momentin e këmbimit kishte papritur humbur kontrollin ishte përplasur kokë më kokë me autobusin.

Pamjet nga vendngjarja në Kilkis në veri të Greqisë, tregojnë autobusin e përmbysur në një hendek në anë të rrugës me dritaret e thyera.

Katër viktimat ishin të gjithë pasagjerët e makinës që humbi papritur kontrollin, të cilët besohet se ishin tre grekë dhe një qytetar rus.

Kreu i zjarrfikësave greke Giannis Artopoios tha se dhe një makinë e dytë ishte përfshirë në aksident, ku dy persona u plagosën.

Shoferi i autobusit dëshmoi se makina me kater pasagjerët po vinte në drejtim të kundërt, kur papritur goditi ballë për ballë autobusin, i cili u përmbys dhe ra në hendekun pranë rrugës.

Në makinë e dytë të përfshirë gjendej një grua serbe dhe një fëmijë, të cilët u plagosën.

Mediat vendase thanë se 49 pasagjerë të plagosur nga autobusi ishin dërguar në spitalet e Kilkis dhe atë të Selanikut.

Rrjeti grek Kathimerini tha se turistët serbë po udhëtonin drejt qytetit bregdetar Asprovalta me pushime.

Policia vendase tha se vijon të hetojë ngjarjen e rëndë.

Incidenti vjen në një kohë kur disa zona të Greqisë janë goditur rëndë nga përmbytjet dhe më herët nga zjarret në periudhën e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat