Pse kjo foto emocionoi Papa Françeskun

Evropë

Pse kjo foto emocionoi Papa Françeskun

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 18:09
Papa Franqesku

Ndërsa po fluturonte për në Marsejë për të marrë pjesë në një takim, një fotoreporter i Reuters i tregoi Papa Françeskut një foto të një foshnjeje në Lampeduza.

Nardi, i cili po udhëtonte me Papën, i ka dhënë foton, në përmasa të mëdha, ndërsa përshëndeti gazetarët.

Fotoja, të cilën Nardi e bëri javën e kaluar në Lampedusa, është një pamje e një 18-muajshi, i cili mbërriti me nënën e tij, Claudine Nsoe, nga Kameruni pasi lundroi përtej Mesdheut.

Nardi tha një ditë para udhëtimit për në Marsejë se po rregullonte dosjen e tij, siç bën shpesh përpara një ekspedite. “Pashë foton që bëra në Lampeduza dhe papritmas ndjeva se duhej t’ia tregoja Papës“, shpjegoi ai.

“Papa u emocionua sapo e nxora nga zarfi”, tha gazetari, duke shtuar se mes pasagjerëve kishte rënë heshtja.

Papa komentoi: “Ata mbahen në kampe përqendrimi në Libi dhe më pas hidhen në det”.

“Më shtrëngoi dorën dhe më mbajti foton”, tha Nardi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat