Zelensky: Ukraina mirëpret mbërritjen e tankeve Abrams

Evropë

Zelensky: Ukraina mirëpret mbërritjen e tankeve Abrams

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Presidenti Vlodymyr Zelensky këtë të hënë ka njoftuar se tanket Abrams të prodhuara në SHBA kanë mbërritur zyrtarisht në Ukrainë.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai shprehu mirënjohjen për ministrin e mbrojtjes Rustem Umerov për përditësimin.

“Lajm i mirë nga ministri Umerov. Tanket Abrams tashmë kanë arritur në Ukrainë dhe po kalojnë përgatitjet për të forcuar brigadat tona,” tha udhëheqësi ukrainas.

Ky zhvillim përputhet me angazhimin e bërë nga Presidenti amerikan Joe Biden javën e kaluar, ku ai konfirmoi dorëzimin e afërt të grupit të parë të tankeve amerikane Abrams në Ukrainë, me mbërritjen tashmë një realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat