Kryeministri i Armenisë sulmon Rusinë teksa civilët e parë largohen nga Nagorno-Karabaku

Evropë

Kryeministri i Armenisë sulmon Rusinë teksa civilët e parë largohen nga Nagorno-Karabaku

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 14:40
Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan i ka quajtur marrëdhëniet e sigurisë të vendit të tij “të paefektshme”, në një goditje ndaj Rusisë pasi Azerbajxhani pretendoi provincën separatiste të Nagorno-Karabakut pas një fushate të shpejtë ushtarake.

Armenia është pjesë e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një grup i dominuar nga Rusia prej gjashtë shtetesh post-sovjetike, që, ngjashëm me NATO-n, kërkon që anëtarët t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit kur sulmohen.

Por këtë javë, Azerbajxhani detyroi dorëzimin e luftëtarëve etnikë armenë në Nagorno-Karabakh, duke i dhënë fund konfliktit që është zier për dekada dhe duke ngritur pyetjen nëse Armenia mund të mbështetet në aleatin afatgjatë, Rusinë, raporton CNN.

Pashinyan ka kritikuar më parë Rusinë për dështimin e informimit të tij për planet e Azerbajxhanit, ndërsa disa komentues rusë e kanë tallur kryeministrin për pamundësinë për të mbrojtur armenët etnikë përtej kufijve të tij.

Azerbajxhani thotë se ka rimarrë enklavën e shkëputur armene pas dorëzimit të separatistëve, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

Megjithëse njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno-Karabaku është shtëpia e 120 mijë armenëve etnikë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë dhe kanë krijuar qeverinë e tyre de fakto, duke refuzuar sundimin e Azerbajxhanit.

Komentet e Pashinyan vijnë pasi grupi i parë i civilëve filloi të mbërrinte në Armeni nga Nagorno-Karabakh. Deri të hënën në mëngjes të paktën 2 096 njerëz kishin hyrë në Armeni nga Nagorno-Karabakh, tha qeveria armene në një deklaratë.

Një kolonë u transportua përgjatë korridorit të Laçinit, e vetmja rrugë që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) në një deklaratë në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat