I zhdukur prej tre muajsh, gjendet i vdekur i riu britanik në Alpet e Zvicrës

Evropë

I zhdukur prej tre muajsh, gjendet i vdekur i riu britanik në Alpet e Zvicrës

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Një alpinist britanik i shpallur i zhdukur prej 3 muajsh, është gjetur i vdekur në Alpet e Zvicrës.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Aidan Roche, nga Middlesbrough, i cili humbi kontaktet me familjarët që prej muajit qershor.

Ai po eksploronte shtegun Eiger në Alpet zvicerane.

Roche kishte qenë në ditën e 12-të të një udhëtimi kampingu dy-javor dhe besohet se po kthehej në karvanin e tij pasi vizitoi një akullnajë kur u zhduk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat