Rekord në Francë, muaji shtator më i ngrohtë që nga 1900

Evropë

Rekord në Francë, muaji shtator më i ngrohtë që nga 1900

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Franca ka regjistruar muajin më të ngrohtë që nga viti 1900.

“Sipas vlerave paraprake, shtatori i këtij viti ishte 3,6 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e viteve 1991 deri në 2020, me një temperaturë mesatare prej 21,5 gradë Celsius”, tha shërbimi i motit “Meteo France”.

Shtatori ishte pothuajse po aq i ngrohtë në Francë këtë vit sa ishte në qershor. Në fillim të muajit ka pasur valë të nxehti me temperatura mbi 30 gradë Celsius në pjesë të mëdha të vendit.

Sipas metereologëve, temperaturat në Francë pritetn të rriten sërish. Në pjesën jugore të vendit, temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celcius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat