Franca kërkon solidaritet me shtetet që përballen me fluks refugjatësh

Evropë

Franca kërkon solidaritet me shtetet që përballen me fluks refugjatësh

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 07:44
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për solidaritet me Italinë, Greqinë dhe Spanjën për numrin e madh të refugjatëve që po kalojnë Detin Mesdhe.

Macron ka bërë thirrje për reagim të përbashkët evropian në shenjë përkrahjeje për shtetet që kanë pranuar shumicën e refugjatëve. Ai ka folur edhe me liderët e shteteve të Maltës, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Italisë, Portugalisë, Sllovenisë dhe Spanjës.

Presidenti i Francës  ka kërkuar dialog me shtetet e Afrikës Veriore, si Tunizinë dhe Libinë me qëllim që të parandalohet trafikimi me njerëz. Nën ligjet e BE-së, shtetet në të cilat arrijnë azilkërkuesit duhet të strehojnë ata teksa procesohet aplikimi i tyre.

Shtetet si Italia kanë pranuar më së shumti refugjatë dhe qendrat e strehimit janë të stërmbushura. BE-ja gjithashtu i ka ofruar më shumë se 250 milionë për Tunizinë për të ndalur fluksin e refugjatëve.

Disa që kanë arritur në Gjermani kanë thënë se kanë paguar deri në 7 mijë euro për të hyrë në të zezën në shtetin gjerman.

Autoritetet gjatë javës së kaluar kanë gjetur më shumë se 100 sirianë të fshehur nëpër apartamente të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat