​Dy policë të plagosur pas një sulm terrorist në kryeqytetin turk

Evropë

​Dy policë të plagosur pas një sulm terrorist në kryeqytetin turk

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 10:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy zyrtar policor u plagosën lehtë pasi dy terroristë të dielën në mëngjes shpërthyen një bombë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në kryeqytetin turk të Ankarasë, ku njëri prej tyre hodhi veten në erë, tha ministri i Brendshëm.

“Dy terroristë, të cilët kanë mbërritur me një automjet para portës së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, kanë kryer një sulm me bombë. Një nga terroristët hodhi veten në erë”, tha Ali Yerlikaya në X.

Yerlikaya tha se dy zyrtar policor u plagosën lehtë në sulm, i cili ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar edhe para Ministrisë së Brendshme turke në qendër të Ankarasë në mëngjes.

Pas shpërthimit dhe të shtëna me armë zjarri pranë ndërtesës së ministrisë në Kizilay, qendra kryesore e qytetit në qarkun Cankaya të kryeqytetit, forcat e policisë shtuan sigurinë në zonë.

Bulevardi kryesor Ataturk është mbyllur për qarkullim për shkak të shpërthimit pranë njërës prej portave të Asamblesë së Madhe Kombëtare.

Në vendngjarje është dërguar edhe policia e operacioneve speciale, si edhe njësitë zjarrfikëse dhe ekipet mjekësore.

Kuvendi i Madh Kombëtar do të hapet pasdite pas një pauze 3-mujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat