Spanjë: Zjarri në një klub nate vret gjashtë persona

Evropë

Spanjë: Zjarri në një klub nate vret gjashtë persona

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pas një  zjarri që shpërtheu në një klub nate në qytetin juglindor të Murcias, thanë autoritetet spanjolle.

Zjarri ndodhi në klubin e njohur të natës “Teatre”, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa shërbimet e urgjencës janë në kërkim të personave të zhdukur, raporton BBC.

Katër persona janë duke u trajtuar në spital pasi thithën tymin.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat