Zjarr në një klub nate në Spanjë, të paktën shtatë të vdekur

Evropë

Zjarr në një klub nate në Spanjë, të paktën shtatë të vdekur

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një zjarr, që ka shpërthyer në një klub të natës në qytetin Murcia në juglindje të Spanjës.

Zjarri shpërtheu në zonën turistike, përkatësisht në klubin Teatre, që gjenden në sheshin Atalaya, rreth orës 6.

Autoritetet e atjeshme thonë se numri i viktimave mund të rritet. Ekipet emergjente janë vënë në kërkim të personave të zhdukur, por që gjendeshin në atë hapësirë në momentin kur shpërtheu zjarri.

Katër persona gjenden në spital për shkak të thithjes së sasisë të madhe të tymit. Deri më tani mbetet e paqartë shkaku i zjarri që shpërtheu.

Në anën tjetër, janë publikuar pamjet e pasojave të zjarrit në këtë klub të natës në Spanjë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat