Sulmi terrorist në Ankara, Erdogan: Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre

Evropë

Sulmi terrorist në Ankara, Erdogan: Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:29
Erdogan

Pas sulmit terrorist mbi ministrinë e Brendshme në Ankara, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk do të dorëzohen para akteve terroriste.

Gjatë adresimit të tij sot në Parlamentin turk që edhe hapi dyert nga pushimi tremujor i verës, Erdogan foli para ligjvënësve turq.

Fjalimi i tij erdhi disa orë, pasi dy persona të armatosur me pushkë automatike dhe jelek me eksploziv të sulmonin ndërtesën e ministrisë së Brendshme.

Në këtë sulm njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, derisa tjetri u neutralizua nga policia turke. E nga ky sulm mbetën të plagosur lehtë dy pjesëtarë të policisë.

“Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre në Turqi. Akti terrorist në Ankara, ku dy kriminelë u neutralizuan falë intervenimit të policisë janë ‘lëvizjet’ e fundit të terrorizmit”, tha presidenti turk.

Madje ai tha se terroristët po tentojnë të shkatërrojnë paqen dhe qytetarët, por që sipas tij një gjë të tillë nuk do të arrijnë kurrë ta realizojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat