​Portugali, vetëm 11% e spitaleve studiojnë efektin e barnave në shëndetin e pacientit

Evropë

​Portugali, vetëm 11% e spitaleve studiojnë efektin e barnave në shëndetin e pacientit

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Vetëm 11% e spitaleve publike vlerësojnë përdorimin e ilaçeve në cilësinë e jetës së pacientëve në afat të mesëm dhe afatgjatë, sipas një studimi të publikuar të premten nga Shoqata Portugeze e Administratorëve të Spitaleve (APAH).

Indeksi Kombëtar i Aksesit në Medikamente në Spitale 2023, i cili po prezantohet sot në Lisbonë në Forumin e Mjekësisë, zbuloi se kjo shifër ka rënë në krahasim me vitin 2020, kur 30% e spitaleve në shërbimin shëndetësor (SNS) vlerësuan efektivitetin dhe sigurinë e barnave.

Presidenti i APAH tha se kjo ishte gjetja "më shqetësuese" e studimit. “Ne shpenzojmë miliona euro për blerjen e barnave nëpër spitale dhe nuk po e vlerësojmë ndikimin shëndetësor nga këto barna”.

Studimi zbulon gjithashtu se, pas prezantimit të një terapie të re, 61% e institucioneve nuk kanë asnjë mekanizëm për rivlerësimin e rezultateve të saj.

Sipas Xavier Barreto, si arsye pse janë më pak institucione që kryejnë këtë vlerësim, ai vuri në dukje mbingarkimin që kanë aktualisht spitalet dhe shpeshherë edhe mungesën e trajnimit në strukturat e tyre.

Studimi ka mbështetjen shkencore të Fakultetit të Farmacisë të Universitetit të Lisbonës dhe mbështetjen e Shoqatës Farmaceutike Portugeze dhe Shoqatës Portugeze të Farmacistëve Spitalorë. /LUSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat