​Burrat duhet të edukohen në marrëdhënie të shëndetshme, thotë Papa

Evropë

​Burrat duhet të edukohen në marrëdhënie të shëndetshme, thotë Papa

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:59
Papa Françesku

Vrasja e studentes 22-vjeçare Giulia Cecchettin në Itali, dhe episode të tjera të fundit të dhunës me bazë gjinore tregojnë se sa urgjente është edukimi i burrave në marrëdhënie të shëndetshme, tha Papa Françesku të enjten, shkruan Ansa

"Ne mund të shohim nga lajmet shumë të trishtueshme të këtyre ditëve, nga raportet e tmerrshme të dhunës ndaj grave, sa urgjente është të edukosh me respekt dhe kujdes: të formosh burra që janë të aftë për marrëdhënie të shëndetshme," tha Papa në audiencën e tij me gazetarë katolikë.

“Të komunikosh është të formosh njerëz. Të komunikosh është të formosh shoqëri," vazhdoi ai.

"Mos e braktisni rrugën e formimit: ajo do t'ju çojë larg!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat