Zgjidhet shefi i inteligjencës në Serbi, kush është i besuari i Vuçiqit

Evropë

Zgjidhet shefi i inteligjencës në Serbi, kush është i besuari i Vuçiqit

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 11:30
Tomislav Radovanoviq

Tomislav Radovanoviq, ish-shefi i Shërbimit për Metoda Speciale të Hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA).

Radovanoviq në fillim të këtij viti u shkarkua nga pozita e tij në MPB, nga ku kaloi në Agjencinë për Informim të Sigurisë, ku eprori i tij ishte Aleksandër Vulin, i cili dha dorëheqje më 3 nëntor të këtij viti.

Ai është i njohur për publikun për faktin se ka qenë i ftuar në TV Prva në gjysmën e dytë të vitit 2021, ku ka folur për faktin se në MPB ka pasur një strukturë paralele që ka përgjuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në shkurt të këtij viti, NIN shkruante se sipas vetë Vuçiqit, Radovanoviç i ka treguar se po përgjohej. Ai po ashtu ka deklaruar se nuk i ka besuar menjëherë Radovanoviçit sepse nuk ka dashur të jetë paranojak.

“Pashë një muaj, dy apo tre muaj më parë, një deklaratë zyrtare të nënshkruar nga Radovanoviq, se ishte e qartë se një grup po punonte për të mbledhur informacione për mua dhe familjen time, do t’u them njerëzve se dikush po e bënte me urdhër të dikujt tjetër. Ishin të përfshirë faktorë të huaj. Kudo që shkonte Danilo dilte fotoja e tij”, deklaroi askohe Vuçiq.

Tomislav Radovanoviq është edhe ish-shefi i Brigadës Intervenuese të MPB-së së Beogradit, ka qenë pjesë e ekipit më të afërt të Dijana Hrkaloviq, ish-sekretare shtetërore në MPB, shkruan Danas.

Ai, siç raportojnë mediat ne Beograd, kishte shumë materiale të regjistruara nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë e njerëz të tjerë me influencë, apo të përgjuara, biseda që e bënë atë një nga të preferuarit për postin e drejtorit të policisë në fund të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat