​Rrugët e Romës bllokohen nga protestuesit

Evropë

​Rrugët e Romës bllokohen nga protestuesit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Anëtarët e grupit Ultima Generazione (Gjenerata e Fundit) të martën penguan trafikun në katër ura në qendër të Romës në të njëjtën kohë si pjesë e përpjekjeve të tyre për të theksuar nevojën për të adresuar krizën klimatike.

Nëntë qytetarë të shqetësuar për urgjencën klimatike u ulën në rrugë duke mbajtur pankarta në urat Cavour, Umberto I, Vittorio Emanuele II dhe Principe Amedeo Savoia Aosta.

Në njërën prej këtyre pankartave shkruhej: “Italia do të shkatërrohet nga kriza klimatike. Politikanët na kanë braktisur”.

Policia ndërhyri për t'i dhënë fund protestave pas rreth 20 minutash. Ndërsa qeveria ka ashpërsuar dënimet për veprime të tilla në një përpjekje për t'i dekurajuar ato. /ANSA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat