​Portugali: Mbi 4 milionë të vaksinuar kundër gripit e COVID këtë vit

Evropë

​Portugali: Mbi 4 milionë të vaksinuar kundër gripit e COVID këtë vit

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:28
Ilustrim

Portugalia ka administruar mbi katër milionë vaksina kundër gripit dhe koronavirusit qe nga fillimi i fushatës së vaksinimit sezonal, 20% më shumë se vitin e kaluar.

Në një deklaratë, Drejtoria Ekzekutive e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (DE-SNS) bëri me dije se në këtë fushatë sezonale, e cila nisi më 29 shtator, u arrit mbulimi i vaksinimit të gripit në masën 75% në grup-moshën 80-vjeç dhe 71% midis moshës 70 dhe 79-vjeç.

“Nëse krahasojmë numrin e vaksinave të gripit të administruara në këtë fushatë me ato të administruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi rreth 359 mijë vaksina më shumë të administruara këtë vit, një rritje prej 20%”, thuhet në deklaratë.

Për DE-SNS, shifrat e sotme bëhen "veçanërisht të rëndësishme kur mund të ndjekim realitetin e vendeve të tjera evropiane, si Spanja, Franca dhe Italia, për shembull, ku aderimi i publikut ndaj procesit të vaksinimit ka qenë më i ulët se sa pritej". /LUSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat