Ish-ministrja e Vuçiqit: Ndodhi vjedhja, unë isha atje, e di shumë mirë se çfarë bënë ata

Evropë

Ish-ministrja e Vuçiqit: Ndodhi vjedhja, unë isha atje, e di shumë mirë se çfarë bënë ata

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 07:32
Zorana Mihajloviq

Ish-ministrja dhe zëvendëskryeministrja e Serbisë Zorana Mihajloviq, e cila u largua nga SNS e Vuçiqit gjysmë viti më parë, zbuloi për N1 se protestat në rrugët e Beogradit për shkak të parregullsive në procesin zgjedhor janë rrjedhë e natyrshme e ngjarjeve

Themeluesja e lëvizjes “Gjithmonë për Serbinë” ka thënë se është gabim që të shkohet në zgjedhje derisa të rregullohen listat zgjedhore.

– Ka ndodhur vjedhja e zgjedhjeve, por jo vetëm kaq. A ka një person të vetëm në botë përveç Vuçiqit që do të thotë sa e pastër ishte java e zgjedhjeve? Policia përdori forcë të tepruar dhe arrestoi njerëz, vetëm për të mbajtur pushtetin. Është plotësisht e qartë se ka pasur vjedhje zgjedhore, sepse listat e zgjedhësve nuk janë korrigjuar, theksoi ajo.

Sipas Zorana Mihajloviq, angazhimi i xhandarmërisë është një metodë e shërbimit rus – FSB.

-Kjo ishte një tentativë e Vuçiqit, i cili nuk dinte si të merrej me protestat. Të gjithë e kishin të qartë se përveç xhandarmërisë kishit hedhur edhe persona të ndryshëm dhe tentativë për të krijuar një incident shumë më të madh, tha ajo.

– Nuk ka të drejta të njeriut në Serbi. Është inxhinieri që kryhet nga njerëz të afërt me presidentin, të cilët e vënë politikën e SNS-së para shtetit, tha Mihajloviq.

Ajo shtoi se SNS ka vite që krijon një rrjet dhe emëron njerëz që janë ndjekës të verbër. Sipas saj, ai rrjet është formuar nga një grup i vogël njerëzish që janë rreth Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat