E rëndë në Greqi, 35-vjeçari vret me thikë babain e tij

Evropë

E rëndë në Greqi, 35-vjeçari vret me thikë babain e tij

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 14:01
Më pas 35 vjeçari ra në prangat e Policisë, ku edhe po merret në pyetje dhe po hetohet lidhur me ngjarjen.

Një tragjedi familjare ka ndodhur orët e para të së dielës në Greqi, me viktimë një 62-vjeçar.

Sipas mediave greke, 62-vjeçari u vra nga djali i tij, 35-vjeçar. Burri, i cili është grek me origjinë nga Uzbekistani, ka pësuar disa plagë me thikë, pasi u sulmua nga djali i tij 35-vjeçar.

Më pas 35 vjeçari ra në prangat e Policisë, ku edhe po merret në pyetje dhe po hetohet lidhur me ngjarjen.

“Nuk dëgjova zëra, nuk dëgjova asgjë, erdhi policia, ishte kaos. Ata kanë jetuar këtu për 15 vjet, ndonjëherë mund të dëgjonim zhurmë nga brenda shtëpisë. Policia ka ardhur sërish. Babai ishte duke pirë”, tha një fqinj.

Në bisedat e para me policinë, 35-vjeçari foli për një histori abuzimi nga i ati ndaj nënës së tij, ndërsa lidhur me ngjarjen e ndodhur tha se 62-vjeçari ka qenë i dehur dhe ka tentuar ta sulmojë sërish nënën. Më pas, ai është konfuzuar, ka kapur thikën dhe e ka plagosur për vdekje, ndërsa pak më pas ka lajmëruar vetë policinë dhe ka njoftuar për krimin.

Vlen të theksohet se pas arrestimit, 35-vjeçari është dërguar në spital për t’i bërë qepjet në dorë, pasi ka mbetur i plagosur edhe nga furia me të cilën ka goditur babain e tij 62-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat