Britania, Perëndimit: Përdorini asetet e ngrira ruse për të rindërtuar ekonominë e Ukrainës

Evropë

Britania, Perëndimit: Përdorini asetet e ngrira ruse për të rindërtuar ekonominë e Ukrainës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 08:49
David Cameron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrëse

Britania po rrit presionin mbi qeveritë perëndimore për të përdorur 350 miliardë dollarë (mbi 321 miliardë euro) të aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar në rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar nga lufta të Ukrainës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron këmbëngul se kishte justifikime ligjore, morale dhe politike për veprim.

Ai tha se vendet që mbështesin Ukrainën kishin ekonomi që kur kombinoheshin ishin 25 herë më të mëdha se Rusia dhe ishte e rëndësishme që kjo fuqi të llogaritet.

“Kur Putini filloi këtë pushtim të paligjshëm, bota ndryshoi dhe ne duhet të ndryshojmë me të dhe të pranojmë se jemi në një botë më e rrezikshme, e pasigurt dhe e vështirë”, u shpreh Cameron.

“Ne duhet të jemi të përgatitur të bëjmë disa mendime novatore se si i përdorim këto burime për të ndihmuar Ukrainën”.

Ai këto i tha kur ishte duke folur në Davos, ku Ukraina ka qenë në krye të agjendës në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, raporton The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat