Grevë urie në burg, gjykata polake urdhëron ushqyerjen me detyrim për ish-ministrin

Evropë

Grevë urie në burg, gjykata polake urdhëron ushqyerjen me detyrim për ish-ministrin

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:16
Mariusz Kaminski d

Gjykata polake urdhëroi që ish-ministri Mariusz Kaminski, i cili aktualisht është në grevë urie, të ushqehet me forcë në burg, njoftoi presidenti polak Andrzej Duda.

“Kam marrë informacion nga gruaja e Kaminskit se ishte lëshuar një urdhër gjykate për ushqim të detyruar, sepse gjendja e tij filloi të kërcënonte jetën dhe shëndetin e tij”, u tha Duda gazetarëve në Davos.

Ish-ministri i brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski dhe zëvendësi i tij Maciej Wasik u arrestuan në pallatin presidencial në Varshavë javën e kaluar dhe u dërguan në burg pasi u dënuan për shpërdorim detyre.

Pas privimit të lirisë, ata nisën një grevë urie. Reuters raporton se qeveria e re pro-evropiane në Varshavë po përpiqet të zhbëjë reformat e zbatuara nga administrata e mëparshme e partisë Ligji dhe Drejtësia (PiS), për të cilën kritikët thonë se rriti ndikimin politik mbi gjykatat.

Tërheqja e këtyre reformave është thelbësore për zhbllokimin e miliarda eurove në fondet e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat