‘Çmendet’ moti në këtë vend, mijëra banesa mbeten pa energji elektrike

Evropë

‘Çmendet’ moti në këtë vend, mijëra banesa mbeten pa energji elektrike

Më: 23 janar 2024 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Dhjetëra mijëra njerëz janë ende të prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, si pasojë e motit të keq.

Sipas mediave të huaja, thuajse të gjithë operatorët e sistemit të energjisë elektrike që punojnë për të rregulluar problemet në rrjet.

Irlanda

Që nga ora 20:45 mbrëmë, 68,000 klientë të ESB Networks mbetën pa energji elektrike, ndërsa është rikthyer në rreth 167,000 shtëpi, ferma dhe biznese.

Disa klientë do të jenë pa energji “për disa ditë”, tha rrjeti, por ekuipazhet do të mobilizohen për të trajtuar çështjet.

Irlanada veriore

NIE Netëorks tha në një përditësim mbrëmë vonë se 13,000 konsumatorë ishin pa energji pasi 40,000 ishin restauruar.

Skocia dhe Anglia jugore qendrore

Energjia është rivendosur në 35,000 shtëpi në Anglinë Jugore qendrore.

SSEN tha se po fokusonte përpjekjet në “pronat e fundit” pa energji në një përditësim në orën 22:00 dje.

Në Skoci, furnizimi u rivendos në më shumë se 36,000 shtëpi, me pak më pak se 800 klientë ende pa energji elektrike.

Furgonë të mirëqenies që shërbenin ushqim dhe pije të nxehta u vendosën nëpër zona të Skocisë për të mbështetur klientët e prekur.

Anglia Veriperëndimore

Electricity North West nuk ka bërë një përditësim, ku ka thënë se 6,300 konsumatorë ishin pa energji në orën 20:00 dje, nga gjithsej 50,000 të prekur.

Londra, Juglindja dhe Lindja e Anglisë

E njëjta gjë vlen edhe për UK Power Networks, e cila në orën 16:00 dje tha se ishte ende duke punuar për të rilidhur 1700 klientë.

Ajo tha se kishte rivendosur tashmë energjinë në 89,000 prona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat