Vullnetarët francezë vriten në Ukrainë, Franca paralajmëron: Rusia do të përgjigjet!

Evropë

Vullnetarët francezë vriten në Ukrainë, Franca paralajmëron: Rusia do të përgjigjet!

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se dy punëtorë humanitarë francezë janë vrarë nga një sulm me dron rus në Ukrainë.

Macron u shpreh se sulmi ishte një akt frikacak dhe i pandershëm, ndërsa shprehu solidaritetin për vullnetarët e tjerë në fushëbetejë.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, paralajmëroi se “Rusia do të duhet të përgjigjet për krimet e saj”.

Zyrtarët ukrainas thanë se dy shtetasit francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën të enjten në qytetin Beryslav, pranë qytetit jugor të Ukrainës, Kherson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat