Një tjetër kishë bizantine po bëhet xhami në Stamboll – çka simbolizon ajo për turqit dhe grekët

Evropë

Një tjetër kishë bizantine po bëhet xhami në Stamboll – çka simbolizon ajo për turqit dhe grekët

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Kisha e Krishtit Shpëtimtar e shekullit të XII-të në Stamboll do të shndërrohet në xhami nga 23 shkurti, kur do të pranojë besimtarët e parë myslimanë që do të falen.

Kisha e njohur edhe si Chora, sipas manastirit me të njëjtin emër në të cilin ndodhet, ka qenë muze gjatë 79 vjetëve të fundit, shkruan ekathimerini.

Megjithatë, me dekret të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në vitin 2020, qëllimi i saj u ndryshua dhe u vendos që të shndërrohej në xhami. Më parë, kisha më e famshme e Perandorisë Bizantine, Hagia Sophia – pësoi të njëjtin fat – u shndërrua në xhaminë Aja Sofia.

Pas vendimit të Erdoganit, filluan përgatitjet për shndërrimin e kishës në xhami, por puna u ndërpre papritur.

Mediat turke raportojnë se ka përfunduar restaurimi shumëvjeçar i xhamisë Kariye, siç e quajnë kishën Chora dhe se në dysheme janë vendosur qilima të dizajnuara posaçërisht për këtë faltore.

Xhamia historike, e pajisur me qilima të kuq të projektuar posaçërisht, është planifikuar të hapet për besimtarët të premten më 23 shkurt. Mozaikët dhe afresket në xhaminë historike janë ruajtur dhe do të ekspozohen për vizitorët.

Kisha është e vendosur në qendrën historike të Stambollit, jo shumë larg nga ish-mureve bizantine dhe një tjetër pikë referimi – porta përmes së cilës hyri në qytet Sulltan Mehmeti II-të.

Ajo u themelua në shekullin e VI-të si pjesë e kompleksit të vjetër të manastirit. Ndërtesa e sotme është ndërtuar në shekullin e XII-të, megjithëse ka pësuar ndryshime dhe rinovime drastike tashmë në shekullin e XIV-të.

Chora është e famshme për strehimin e disa prej shembujve më të mirë të mozaikëve bizantinë, të cilët kanë mbijetuar në shekuj dhe janë ruajtur deri më sot.

Pas rënies së Kostandinopojës, ajo arriti të mbijetojë edhe për disa dekada të tjera si kishë, përpara se të shndërrohej në xhami. Objekti është rinovuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe që atëherë ka funksionuar si muze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat