14 persona lëndohen në parkun spanjoll, pema ra mbi slitën e fëmijëve

Evropë

14 persona lëndohen në parkun spanjoll, pema ra mbi slitën e fëmijëve

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Katërmbëdhjetë persona mbetën të lënduar, duke përfshirë dy rëndë, pasi një pemë ra mbi një slitë për fëmijë në një park argëtimi në rajonin spanjoll të Katalonjës të dielën.

Shërbimet e urgjencës katalanase thanë se kishin trajtuar 14 personat, dy prej të cilëve u dërguan në spital me lëndime të rënda, raporton CNN.

Tre persona të tjerë u shtruan në spital me lëndime më pak të rënda.

Shërbimet e urgjencës nuk dhanë asnjë informacion për moshën e të plagosurve.

Parku PortAventura World është parku argëtues më i vizituar në Spanjë dhe i gjashti më i vizituari në Evropë, sipas PortAventura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat