Ndihmë ushtarake prej 3 miliardë euro, Macron dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen për sigurinë dhe mbrojtjen

Evropë

Ndihmë ushtarake prej 3 miliardë euro, Macron dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen për sigurinë dhe mbrojtjen

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:24
Zelenskyy dhe Macron

Franca do t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë prej 3 miliardë eurosh.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen në Paris, këtë të premte.

Në deklaratat e tij për gazetarët, presidenti francez është shprehur se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme. Po ashtu Macron shtoi se Ukraina do të bëhet anëtare e BE dhe se shpreson të bëhet edhe anëtare e NATO-s.

Presidenti francez ka qenë shumë kritik ndaj Rusisë sa i përket sulmeve kibernetike, sidomos pas deklaratave për çështjen e armëve bërthamore në hapësirë. Lidhur me këtë situatë, Macron ka thënë se Rusia duhet të japë një shpjegim për këtë. Referuar vdekjes së opozitarit rus, Alexei Navalny, ai foli për dobësinë dhe frikën e Kremlinit ndaj kujtdo që e kundërshton atë.

Në fund, presidenti francez konfirmoi se do të vizitojë Ukrainën para mesit të muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat