Zjarri i madh në Valencia, digjen pesë nga 14-katët e një ndërtese

Evropë

Zjarri i madh në Valencia, digjen pesë nga 14-katët e një ndërtese

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 20:10
Zjarri i madh në Valencia

Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e së enjtes në qytetin e Valencias, ku disa ekipe zjarrfikësish po përpiqen të shuajnë flakët në një pallat 14-katësh.

Sipas Shërbimit të Emergjencave në Valencia, në vendngjarje janë dërguar dhjetë auto zjarrfikëse dhe dy automjete të tjera. Ndërtesa gjendet në qarkun “Campanar”.

Shërbimet e urgjencës raportuan se zjarri ka rënë në katin e katërt të këtij pallati, shkruan elpais.

Popullatës iu kërkua që të mos i afrohen vendndodhjes së zjarrit dhe zonave përreth, pasi mund të jenë të rrezikshme dhe të lehtësojnë punën e ekipeve të emergjencës.

Sipas mediave spanjolle, zjarri ka djegur tashmë pesë kate të këtij pallati shumëkatësh që ndodhet në Avenida Maestra Rodrigo, i cili është i vështirë për t’u shuar për shkak të përhapjes së pakontrolluar të flakëve përgjatë fasadës.

Ndryshe, tashmë shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë imazhe të zjarrit, detajet e të cilave ende nuk dihen.

Autoritetet spanjolle kanë pohuar se së shpejti do të nisin hetimet dhe të dhënat e para do të zbardhen gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat