Gjermania: Ndërprerja e mbështetjes për Ukrainën nuk është një opsion

Evropë

Gjermania: Ndërprerja e mbështetjes për Ukrainën nuk është një opsion

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 23:46
Annalena Baerbock

Kryediplomatja gjermane tha se ndalimi i mbështetjes për Ukrainën “nuk është një opsion për ne në Evropë” dhe se do të ishte “gjëja më e mirë që mund të bënim për Putin”.

Annalena Baerbock deklaroi se kjo është arsyeja pse mbështetja ushtarake duhet të vazhdojë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN.

Ne kemi mësuar, për fat të keq, gjatë dy viteve, kjo nuk është vetëm një luftë kundër Ukrainës, është një luftë kundër rendit evropian të paqes. Është një luftë kundër kartës së Kombeve të Bashkuara. Kështu që ukrainasit po e luftojnë këtë luftë për ne”, tha Baerbock.

Baerbock, e cila ka folur në Kombet e Bashkuara përpara përvjetorit të dytë të pushtimit rus të Ukrainës, bëri thirrje gjithashtu për më shumë prodhim ushtarak brenda Evropës.

“Nuk mund të jemi naivë. Ne kemi qenë naivë për një kohë të gjatë. Ukrainasit duhej ta paguanin atë me një çmim shumë të lartë dhe prandaj, për mua, është e qartë – ne duhet të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa duhet”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat