E papritur: Ministrja gjermane ndërpret vizitën në një qytet ukrainas, po ndiqej nga një dron rus

Evropë

E papritur: Ministrja gjermane ndërpret vizitën në një qytet ukrainas, po ndiqej nga një dron rus

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 17:39
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock ndërpreu të dielën vizitën në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv pasi u zbulua se po ndiqej nga një dron rus, tha një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Më herët, anëtarëve të delegacionit të saj iu kërkua të ktheheshin me nxitim në mjetet e blinduara, ndërsa përgatiteshin për të vizituar ujësjellësin e qytetit.

Droni vazhdoi të ndiqte makinat në lëvizje për pak kohë dhe një alarm ra në Mykolife, por nuk pati sulm.

Mykolaiv është afër frontit dhe në fillim të luftës porti i tij ishte një nga objektivat e parë të forcave ruse. Forcat ukrainase deri më tani kanë mundur të mbrohen me sukses, por së fundmi zona është përballur me sulme të shpeshta me dronë dhe raketa. Porti mbetet i mbyllur për shkak të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat