Kremlini: Akuzat për presion ndaj nënës së Navalny janë absurde

Evropë

Kremlini: Akuzat për presion ndaj nënës së Navalny janë absurde

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 12:45
Kremlini

Kremlini i ka cilësuar si absurde akuzat e bëra nga nëna e Alexei Navalny se kanë ushtruar presion në lidhje me funeralin e tij. I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh:

“Kremlini nuk ka asnjë lidhje me këtë. Natyrisht, Kremlini nuk mund të ushtrojë presion. Këto janë edhe një deklaratë absurde nga mbështetësit e (Navalny)”.

Trupi i pajetë i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij të shtunën disa ditë pasi autoritetet ruse njoftuan se ai kishte ndërruar jetë në burg.

E veja e tij Yulia Navalnaya ka pohuar se ai u vra me urdhër të Putinit dhe u zotua të vazhdojë luftën. Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur “histerik” reagimin perëndimor për vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat