Turma njerëzish mblidhen afër zonës ku do të varroset Navalny

Evropë

Turma njerëzish mblidhen afër zonës ku do të varroset Navalny

Më: 1 mars 2024 Në ora: 12:59 Përditësuar në ora: 14:44 më 01.03.2024
Shumë njerëz shihen afër kishës në Moskë teksa shohin bartjen e trupit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalnyt.

“Të dua përgjithmonë”, gruaja e Navalny bën homazhe gjatë varrimit të tij

Gruaja e opozitarit rus, Alexei Navalny ka nderuar burrin e saj teksa ai është varrosur në Moskë dy javë pas vdekjes së tij në burg.

Yulia Navalnaya – e cila nuk ka marrë pjesë në funeralin e burrit të saj pasi ndodhet jashtë Rusisë, falënderoi Navalny për “26 vitet e lumturisë absolute… edhe gjatë tre viteve të fundit”.

Në një mesazh që shoqëronte një video homazhe në X, ajo tha: “Për dashurinë, që më mbështete gjithmonë, që më bëre të qesh edhe nga burgu, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur për mua dhe krenar me mua. Nuk e di nëse mund ta përballoj apo jo, por do të përpiqem”, shprehet Yulia.

“Ne do të takohemi patjetër një ditë. Kam shumë histori të pathëna për ju, dhe kam shumë këngë të ruajtura për ju në telefonin tim, budallaqe dhe qesharake, në përgjithësi, të them të drejtën, këngë të tmerrshme, por ato kanë të bëjnë me ne dhe me të vërtetë doja t’ju lë t’i dëgjonit. Dhe me të vërtetë doja të të shikoja t’i dëgjoje ata, të qeshësh dhe më pas të më përqafoje. Të dua përgjithmonë. Pusho në paqe”.

Publikohen imazhe të arkivolit të hapur të Navalnyt

Fondacioni i Alexei Navalnyt ka publikuar një foto nga ceremonia e lamtumirës së liderit të ndjerë të opozitës ruse.

Vajtuesit mblidhen rreth trupit të tij, i cili shihet i shtrirë në një arkivol të hapur të mbuluar me lule, i rrethuar nga qirinj.

Ekipi i Alexey Navalny tha se ceremonia e varrimit të tij pritet të fillojë rreth një orë në varrezat Borisovsky në Moskë.

Varreza është afërsisht 2.5 kilometra larg nga kisha ku u bë funerali. Kjo është një ecje rreth 30 minuta.

Pamje nga ceremonia e funeralit të Navalnyt, po marrin pjesë mijëra njerëz

Ceremonia e funeralit të liderit opozitar rus, Aleksey Navylny po zhvillohet në një kishë në Mariyno të Moskës, dy javë pas vdekjes së tij në moshën 47-vjeçare, në një koloni burgu në Arktik.

Mijëra qytetarë rusë u rreshtuan në rrugën teksa po transportohej trupi i liderit të opozitës ruse dhe jashtë kishës, duke i dhënë lamtumirën Navalnyt me lot në sy, duke hedhur lule dhe duke brohoritur në mënyrë ritmike emrin e tij.

Forcat e policisë kanë ngritur barrikada metalike rreth kishës dhe po patrullojnë me armë.

Të gjitha mediat ndërkombëtare kishin hapur një transmetim të drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, por ai u ndërpre.

Navalny do të varroset në varrezat e Borisovskoye, e cila ndodhet në bregun tjetër të lumit Moskhova, në jug.

E gjithë rruga mes kishës dhe varrezave është bllokuar me barrikada nga policia.

Qindra oficerë policie janë vendosur në çati pasi autoritetet ruse kanë frikë se funerali mund të shndërrohet në një demonstratë të madhe antiqeveritare.

Aleatët e Navalny kanë thënë se ceremonia do të jetë e hapur për publikun, pavarësisht presionit nga autoritetet për një funeral privat.

--------

Qindra persona me lule në duar – të rrethuar nga forcat e sigurisë – janë mbledhur nëpër rrugët afër Kishës “Ikona e Nënës dhe Zotit” dhe varrezës Borisovskoye në Moskë, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Ceremonia do të mbahet në qarkun Marjino, ku ka jetuar Navalny për një kohë, sipas ish-zëdhënëses së tij, Kira Yarmysh.

Diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorët e Shteteve të Bashkura, Gjermanisë, Francës kanë shkuar në kishë për të nderuar Navlanyn.

Image

Ata janë parë të veshur në të zeza dhe me trëndafila në duar.

Në rrugën drejt kishës janë vendosur shumë gardhe metalike.

Ka raportime që të paktën 40 makina të policisë janë parkuar afër kishës në mëngjesin e 1 marsit.

Yarmysh ka thënë se për ata që nuk mund të marrin pjesë, ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube.

Image
 
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka lëshuar një paralajmërim përmes gazetarëve se çdo organizim i paligjshëm do të konsiderohet shkelje e ligjit, një lloj kërcënimi që policia do të intervenonte shpejt nëse duhet të merret me turmat.

Ai ka thënë se Kremlini nuk e konsideron Navalnyn si politikan dhe nuk ka asgjë për të thënë për familjen e Navalnyt.

Vendi ku do të varroset Navalny.

Qindra rusë janë arrestuar vetëm pse kanë dërguar lule nëpër qytet për të përkujtuar Navalnyn.

Ivan Pavlov, avokat i njohur rus për të drejta të njeriut, i cili është larguar prej shtetit, ka thënë se autoritetet ruse do ta konsiderojnë funeralin si “organizim masiv i padëshirueshëm” dhe do të tentojnë të kufizojnë sa më shumë numrin e pjesëmarrësve.

“Jam i sigurt që do të ketë kordone të policore dhe vëzhgim me video prej të gjitha anëve”, ka thënë ai.

“Si masë parandaluese, ata do t’i marrin në pyetje aktivistët nëpër stacione policore, apo do t’i vizitojnë nëpër shtëpi për t’iu dhënë paralajmërime. E kemi parë tashmë këtë”.

Në ceremonitë ortodokse, njerëzit zakonisht parakalojnë para trupit të të vdekurit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, dhe më pas ceremonia udhëhiqet prej një prifti dhe më pas një kori.

Ivan Zhdanov, ish-udhëheqës i Fondacionit të Navalnyt kundër Korrupsionit, ka thënë se ka thashetheme në media që vetëm familjarët do të mund të marrin pjesë në ceremoni.

Trupi i Navalnyt i është dorëzuar nënës së tij, Lyudmila më 24 shkurt, më shumë se një javë pas vdekjes së tij prej “shkaqeve natyrore” në një burg në rajonin rus të Arktikut.

Ai ka qenë 47-vjeçar.

E veja e Navalnyt, Yulia, ka thënë thënë se presidenti rus, Vladimir Putin është përgjegjës për vdekje e burrit të saj.

Edhe disa zyrtarë perëndimorë e kanë të njëjtin mendim.

Ai ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat