Pamje nga ceremonia e funeralit të Navalnyt, po marrin pjesë mijëra njerëz

Evropë

Pamje nga ceremonia e funeralit të Navalnyt, po marrin pjesë mijëra njerëz

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Ceremonia e funeralit të liderit opozitar rus, Aleksey Navylny po zhvillohet në një kishë në Mariyno të Moskës, dy javë pas vdekjes së tij në moshën 47-vjeçare, në një koloni burgu në Arktik.

Mijëra qytetarë rusë u rreshtuan në rrugën teksa po transportohej trupi i liderit të opozitës ruse dhe jashtë kishës, duke i dhënë lamtumirën Navalnyt me lot në sy, duke hedhur lule dhe duke brohoritur në mënyrë ritmike emrin e tij.

Forcat e policisë kanë ngritur barrikada metalike rreth kishës dhe po patrullojnë me armë.

Të gjitha mediat ndërkombëtare kishin hapur një transmetim të drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, por ai u ndërpre.

Navalny do të varroset në varrezat e Borisovskoye, e cila ndodhet në bregun tjetër të lumit Moskhova, në jug.

E gjithë rruga mes kishës dhe varrezave është bllokuar me barrikada nga policia.

Qindra oficerë policie janë vendosur në çati pasi autoritetet ruse kanë frikë se funerali mund të shndërrohet në një demonstratë të madhe antiqeveritare.

Aleatët e Navalny kanë thënë se ceremonia do të jetë e hapur për publikun, pavarësisht presionit nga autoritetet për një funeral privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat