​Franca do të bëhet vendi i parë në botë që fut në kushtetutë të drejtën e abortit

Evropë

​Franca do të bëhet vendi i parë në botë që fut në kushtetutë të drejtën e abortit

Më: 3 mars 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Franca po përgatitet të bëhet vendi i parë në botë që përfshin të drejtën e abortit në kushtetutën e saj, njoftoi BBC të dielën.

Të hënën, përfaqësuesit e dhomave të ulëta dhe të larta të parlamentit do të takohen në një seancë speciale në Versajë, të kryesuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Nëse propozimi i qeverisë votohet me një shumicë prej tri të pestat, siç pritej, atëherë "liria e garantuar" e grave për abort do të futet në Kushtetutën e vitit 1958. Ky do të jetë amendamenti i 25-të i kushtetutës franceze dhe i pari qe nga viti 2008.

Të nxitur nga shfuqizimi i mbrojtjeve federale për të drejtat e abortit në SHBA dy vjet më parë, mbështetësit e të drejtave të abortit mbështesin fuqimisht një rishikim kushtetues, të cilin ata e shohin si një garanci që një situatë e ngjashme nuk do të ndodhë në Francë.

Sondazhet tregojnë se rreth 85 për qind e publikut francez e mbështet reformën. Në Francë, e drejta e abortit u fut në ligj në vitin 1975.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat