Parandalohet sulmi terrorist në Suedi, policia arreston 4 persona të lidhur me ISIS

Evropë

Parandalohet sulmi terrorist në Suedi, policia arreston 4 persona të lidhur me ISIS

Më: 8 mars 2024 Në ora: 07:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia suedeze ka arrestuar sot katër persona të lidhur me ekstremistët islamikë, të cilët dyshohen për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi shërbimi i sigurisë Sapo dhe prokuroria.

“Ne zbuluam lidhjet e tyre me krimin e organizuar të rëndë, si dhe lidhjet ndërkombëtare me organizatën terroriste të Shtetit Islamik”, tha një zëdhënës i Sapo për Reuters.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me lidhjet e dyshuara me IS, identitetin e të dyshuarve apo natyrën e sulmit të planifikuar të supozuar.

Arrestimet pasuan një hetim të gjerë për rastin, sipas një deklarate të policisë.

Prokuroria e Shtetit në një deklaratë ka saktësuar se arrestimet janë bërë në zonën e Stokholmit.

Mediat suedeze raportuan më herët gjatë ditës së sotme se një numër i madh oficerësh policie së bashku me anëtarët e shërbimit të sigurisë kanë bërë një arrestim në Tirez, një periferi jugore të kryeqytetit suedez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat