Sulmi me çekiç ndaj ish-aleatit të Navalnyt, Lituania: Për të trembur opozitën ruse

Evropë

Sulmi me çekiç ndaj ish-aleatit të Navalnyt, Lituania: Për të trembur opozitën ruse

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:51
Alexei Navalny dhe Leonid Volkov

Dy ditë më parë, aleati i opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalnyt, u sulmua me çekiç pranë shtëpisë së tij në Lituani.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë kundërzbulimin lituanez, thuhet se ai u sulmua për të trembur opozitën ruse, që të mos ndërmarrë veprime gjatë zgjedhjeve të kësaj jave.

Shefi i sigurisë Darius Jauniskis u tha gazetarëve se sulmi ndaj Leonid Volkov në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, ka të ngjarë të ishte vepër e shërbimeve speciale ruse.

Volkov ka qenë në krye të zyrave rajonale dhe fushatave zgjedhore të Navalny-t dhe u largua nga Rusia disa vite më parë nën presionin e autoriteteve.

Ai u sulmua me çekiç pranë shtëpisë së tij mbrëmjen e së martës. Kremlini më herët refuzoi të komentojë mbi sulmin ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat