​Borrell: Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë

Evropë

​Borrell: Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 20:30
Josep Borrell

Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell sonte pas takimeve në Uashington.

Duke bërë thirrje për mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën mes dyshimeve për vazhdimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin, Borrell u tha gazetarëve se Ukraina nuk mund të priste deri në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor.

Shumë analistë presin një ofensivë të madhe ruse këtë verë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë gjithashtu se Rusia po përgatit një ofensivë të re ndaj Ukrainës, duke filluar nga fundi i majit ose gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat