Orlando Figes: Rusia ka nevojë për një revolucion politik dhe kulturor!

Evropë

Orlando Figes: Rusia ka nevojë për një revolucion politik dhe kulturor!

Nga: H.R Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:54
Histotiani britanik, Orlando Figes

- Kërkohet një revolucion politik dhe kulturor në Rusi. Regjimi aktual duhet të bjerë, shoqëria duhet të "de-Putinizohet", thotë Orlando Figes për agjencinë e lajmeve TT, sipas Omni dhe gazetës suedeze Aftonbladet.

- Njerëzit meritojnë një regjim shumë më mirë se ky, ai i referohet Presidentit të ulur Vladimir Putin dhe rrethit të tij të pushtetit në Kremlin.

Një revolucion, një proces ndryshimi është i dëshirueshëm të ndodh brenda një kohe shumë të shkurtër, por kjo nuk ndodhë pa trazira politike dhe sociale!

Historiani Figes, i cili ka botuar së fundmi librin "Historien om Russland", shton se ai beson se pa një ndryshim total strukturor, vendi s’mund të jetë i lirë.

Nga e premtja deri të dielën, rusët shkuan në kutitë e votimit në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vendit. Pas gati një çerek shekulli në pushtet, presidenti rus Putin (71) ka varrosë dhe ka burgosë zërat më kritikë të publikut, përderisa pritet që prapë fitojë qartë në këto  "zgjedhje të rrejshme"!

- Zgjedhjet në Rusi janë një farsë, një teatër politik edhe pse shumica e njerëzve ( votuesit rusë) e dinë se është kështu. Megjithatë, kjo shfaqje luhet tani çdo gjashtë vjet, përndryshe ishte dashtë që legjitimiteti i regjimit të ishte gërryer ka herë, thotë eksperti rus, Jørgen Meedom Staun në Akademinë Daneze të Mbrojtjes për Dagsavisen.

I të njëjtit mendim është edhe nënkoloneli Joakim Paasikivi nga Shkolla e Lartë Ushtarake suedeze.

- Quhen zgjedhje, por është një lloj parade besnikërie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat