Vazhdon debati dhe pamundësia për votimin e kryetarit të Kuvendit të Serbisë

Evropë

Vazhdon debati dhe pamundësia për votimin e kryetarit të Kuvendit të Serbisë

Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Seanca e Kuvendit të Serbisë, ku diskutohet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ka vazhduar pas një pauze të shkurtër, teksa opozita gjatë fjalimit të deputetit dhe propozuesit Milenko Jovanov ka vazhduar që bëjë zhurmë me filikaqa dhe ka goditur tavolinat për të bërë zhurmë.

Një ndalesë e shkurtër ndodhi pasi opozita u ngrit nga vendet e saj dhe iu afrua deputetit më të vjetër të parlamentit, kryetarit Stojan Radenoviq.

Për shkak të situatës së tensionuar, sigurimi është dashur të reagojë dhe të qëndrojë para foltores së Kuvendit, për të mos lejuar që anëtarët e opozitës të mos i afrohen Radenoviqit.

Paraprakisht në Kuvend ka pasur polemika për zgjedhjet e Beogradit, të cilat janë iniciuar nga opozitarja e Frontit të Majtë të Gjelbër, Biljana Gjorgjeviq, shkruan Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat