Samiti i energjisë bërthamore në Bruksel, i pranishëm edhe Vuçiç

Evropë

Samiti i energjisë bërthamore në Bruksel, i pranishëm edhe Vuçiç

Më: 21 mars 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Këtë të enjte do të mbahet në Bruksel Samiti për energjisë bërthamore, samit i organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. I pranishëm do të jetë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Për herë të parë një Samit i tillë do të mbledhë delegacione nga 30 vende, përfaqësues të industrisë, drejtues të qendrave kërkimore, ekspertë si edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Bruksel ku edhe do të diskutohet lidhur me rolin e energjisë bërthamore, forcimin e sigurisë së energjisë dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

“Samiti për energjinë bërthamore do të jetë një mundësi për të gjithë liderët pjesëmarrës që të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi rolin që teknologjia bërthamore duhet të luajë dhe do të luajë në vitet e ardhshme”, kështu është shprehur kryeministri belg Alexandre de Croix përpara samitit.

Vuçiç e ka vlerësuar si një Samit shumë të rëndësishëm për Serbinë.

“Në samitin e energjisë bërthamore, do të ketë shumë liderë evropianë dhe botërorë, të gjithë zyrtarë evropianë, kështu që do të jetë një mundësi për takime të rëndësishme për të gjithë ne”, ka thënë më herët presidenti Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat