Daçiq takohet me Lavrovin, përqafim i ngrohtë para ndeshjes Serbi-Rusi

Evropë

Daçiq takohet me Lavrovin, përqafim i ngrohtë para ndeshjes Serbi-Rusi

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:54
Foto nga takimi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar sot me homologun rus Sergei Lavrov në Moskë.

Nga Moska ishte bërë e ditur se Lavrov kishte ftuar homologun serb, për ta ndjekur nga afër së bashku ndeshjen miqësore në futboll mes kombëtareve të Serbiasë dhe Rusisë.

Daçiq dukej i lumtur që po takohet me Lavrovin, vendin e të cilit pothuajse e tërë Evropa e ka sanksionuar si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Madje Serbia është vendi i vetëm në Evropë dhe Ballkan që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, derisa të gjitha vendet perëndimore kanë refuzuar të kenë çfarëdo lloj takimi me elitën politike ruse.

Megjithatë kështu nuk po ndodhë me Serbinë, e cila është deklaruar haptazi se nuk do t’i vendosin sanksione Moskës dhe se vazhdojnë ta konsiderojnë si aleat të përbetuar.

Në anën tjetër Serbia do të jetë kombëtarja e parë evropiane, që do të luaj një ndeshje futbolli në Rusi që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat