Volk: Serbia është nën ndikimin e Rusisë, qytetarët e Malit të Zi nuk duhet mbështetur organizata tjera përveç NATO-s

Evropë

Volk: Serbia është nën ndikimin e Rusisë, qytetarët e Malit të Zi nuk duhet mbështetur organizata tjera përveç NATO-s

Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:56
Federica Volk

Duke komentuar të dhënat e raportit të fundit të NATO-s për vitin 2023, të cilat tregojnë se 44 për qind e qytetarëve malazezë do të votonin për daljen e Malit të Zi nga aleanca e NATO-s, ndërsa 46 për qind do të votonin që vendi të mbetej në këtë aleancë, Federica Volk, eksperte për Çështjet ballkanike në Parlamentin Evropian, thonë se është shqetësues që numri i atyre që do të largoheshin nga NATO-ja u rrit me 12 për qind brenda një viti.

Ajo thotë në një radio malazeze se vetëdija për NATO-n duhet të zhvillohet në atë nivel që asnjë organizatë tjetër të mos mund të veprojë nëse konflikti përshkallëzohet përveç tij.

“Një informacion i tillë nga raporti i NATO-s është shumë shqetësues, sidomos për shkak se qytetarët nuk e marrin parasysh atë që po ndodh në rajon. Dua të them se problemi që ekziston dhe rajoni është shumë, shumë i paqëndrueshëm. NATO është e vetmja organizatë që mund të bëjë diçka nëse problemi përshkallëzohet. Këtë e pamë në rastin e sulmit terrorist në Kosovë, por edhe në shumë raste të tjera. Nëse NATO nuk është e pranishme, ose nëse vendi nuk është anëtar i NATO-s, ekziston rrezik i madh”, ka thënë ajo.

Volk po ashtu thotë se Serbia është nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Rusisë.

“Ne brenda BE-së nuk jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm për këtë problem. Qëndrimi i përgjithshëm është se këto gjëra, për disa arsye, duhet të mbahen të heshtura dhe të injorohen. Sipas mendimit tim, megjithatë, kjo nuk do të ndryshojë faktin se ekziston një rrezik i madh. Nëse BE-ja vërtet e ka marrë atë qëndrim për të qenë kundër ndikimit të Rusisë, atëherë duhet të mbajë një qëndrim edhe për çështjen e Serbisë, e cila shqetëson dhe destabilizon rajonin”, tha Volk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat