Ish-kreu i bandës: Prindërit e dymbëdhjetë vjeçarëve që kryejnë krime duhet të gjobiten!

Evropë

Ish-kreu i bandës: Prindërit e dymbëdhjetë vjeçarëve që kryejnë krime duhet të gjobiten!

Nga: Hina Aslam Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Prindërit që mbyllin sytë,  “solidarizohen” me cikrrima negative të fëmijëve t’vet, në vend që të kuptojnë seriozitetin e veprimeve të dëmshme, duhet t'u jepet një paralajmërim dhe pastaj gjoba nga ligji (policia), thotë një ish drejtues bande, tani burrë i rritun dhe familjarë i vëmendshëm!

Të mashtrojsh me fëmijët dhe të rinjtë nuk është se ti tregon kujdes edukate!

Debati ishte ndezur pasi ish-gazetari i NRK-së Anders Magnus mbrojti uljen e moshës minimale kriminale deri në 12 vjet në programin televiziv Dagsnytt! 

Aty, ish-udhëheqësi i bandës Shahid Rasool u fut në sherr me gazetarin, kur i tha gazetarit se nuk dëshiron të shohë fëmijët në burg.

Në vend të kësaj, Rasool sugjeron që prindërit që nuk marrin përgjegjësi dhe nuk kontribuojnë për komunitetin duhet t'u jepet një paralajmërim nga ligji, gjegjësisht policia! Nëse edhe kjo nuk funksionon, atëherë prindërit duhet të gjobiten.

 -Dymbëdhjetë vjeçarët e sotëm janë shumë më të zgjuar se sa që ishin 30 vjet më parë, gjë që është për shkak të internetit, mediave sociale dhe, jo më pak, udhëzimeve nga kriminelët e rëndë. Ata e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë, thotë Shahid Rasool.

Ai flet nga përvoja,sepse vetë Rasool u caktua si udhëheqës i bandës për Young Guns në vitet 1990. Më pas ai u karakterizua si njeriu më i rrezikshëm i Norvegjisë.

Prandaj, ai paralajmëron prindërit që të mos mashtrojnë shumë me fëmijët që kryejnë vepra kriminale. Rasool tani punon si një konsulent eksperience në (Shtëpi përmirësuese brenda krimit dhe bandave të MC). Ai gjithashtu punon për të parandaluar të rinjtë të bëhen kriminelë përmes një programi kombëtar të braktisjes.

- Unë njoh shumë dymbëdhjetë vjeçarë në Norvegji që qëndrojnë haptas dhe qeshin përballë policisë, sepse e dinë që policia nuk mund të bëjë asgjë me këtë moshë. Kështu që dymbëdhjetë vjeçarët përdoren për të ruajtur para dhe drogë, pikërisht për shkakun se nuk kapen nga ligje sepse janë të mitur.

Sipas tij, situata aktuale është e tillë që policia nuk mund të bëjë asgjë me këtë grupmoshë, sikurse shërbimet e mirëqenies së fëmijëve, prindërit apo drejtoria e shkollës. Rasool thotë se tendenca është se fëmijët gjithnjë e më të vegjël po rekrutohen në mjedise bandash. Ai u referohet një sërë rastesh të mediave ku shkruhet se këta fëmijë kërcënojnë bashkëmoshatarët e tyre.

-Prandaj unë mendoj se prindërit që nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë duhet të gjobiten për të kuptue gabimin e fëmijëve. Prindërit kanë përgjegjësinë kryesore për edukimin, por kur ata mbyllin sytë dhe veshët për të mos të ndëgjua  asgjë negative për fëmijën e tyre, atëherë policia duhet të përballet me prindërit në fjalë!

Rasool shtjellon dhe thotë se, përpara se këta dymbëdhjetë vjeçarë të pranoheshin në banda si të përshtatshëm, ata duhet të kishin një histori nga shkolla fillore si ngacmues ose bullist! Sipas tij, tashmë këtu policia dhe shërbimet e mirëqenies së fëmijëve duhet t'i kontrollojnë edhe prindërit.

Kemi  prindër që mbajnë anën e fëmijës së tyre, për më tepër edhe fillojnë të mashtrojnë me ta. Nuk mund të ngatërrohesh me një dymbëdhjetëvjeçar që merret me krime dhe mban armë, është koha për të hequr dorezat e mëndafshta për të ndaluar këto përshkallëzime të dëmshme në shoqëri. Në ambiente të tilla, dorezat e mëndafshta duhet të hiqen edhe nëse fëmijët janë vetëm dymbëdhjetë vjeç, thotë Rasool.

Një problem tjetër që ai thekson dhe që e sheh shpesh në punën e tij është se viktimat e bullizmit shpesh ndryshojnë shkollën, ndërsa ngacmuesit qëndrojnë në vend.

Kjo është për shkak se menaxhmenti i shkollës nuk bën mjaftueshëm dhe prindërit më pas ngopen, dhe zgjedhin t’ua ndërrojnë shkollën për të mbrojtur fëmijët e tyre.

- Kjo ndikon mjaftueshëm që ngacmuesit të ndiejnë se kanë fituar, gjë që çon drejtë një krimi të mëtejshëm, thotë ai.

Duhet të gjobiten!

Rasool beson se paralajmërimet dhe më pas gjobat do të veprojnë si një preventivë për prindërit dhe fëmijët. Ai nuk është për uljes së moshës minimale kriminale dhe mendon se fëmijët nuk duhet të futen në burg.

Rasool thotë gjithashtu se në disa ambiente, prindërit shkojnë edhe larg kur fëmijët hedhin paratë në tavolinë. Këtë e ka përjetuar edhe ai kur ka qenë vetë anëtar bande dhe thotë se situata nuk ka ndryshuar që atëherë.

Ndodh shpesh që ndonjëri nga  prindërit të gjendet në situatë krize për para dhe më pas përzgjedhin të largojnë mendjen për burimin e parave të hedhura mbi tavolinë!

“Ose tjetra edhe edhe më e zymtë,  kur fëmiu thotë se sot ka gjetënë rrugë  këtë unazë të arit, nga ana tjetër dikush i rritur( mundet me qenë edhe prindi) thotë, eh sikur të kishte humbë edhe qaforen”!

Disa masa parandaluese  për prindërit grupmoshës n’rrezik!

-Gjoba dhe paralajmërime për prindërit që nuk duan të bashkëpunojnë dhe nuk duan të kontribuojnë në komunitet.

-Mësuesve duhet t'u jepet mundësia të guxojnë të shmangin fizikisht situatat e rrezikshme mbrenda ambientit shkollollor.

-Drejtoria e shkollës duhet të praktikojë në masë më të madhe largimin e dhunuesve në një shkollë tjetër, në mënyrë që kjo veprojë si një pengesë për të notua lirshëm në ambientin tjetër.

-Policisë duhet t'i jepet më shumë pushtet mbi dymbëdhjetë vjeçarët, në mënyrë që ata të vihen në pranga dhe të dërgohen në paraburgim.

Unë jam i shqetësuar se problemi duhet të trajtohet në rrënjë dhe ne duhet të fillojmë nga fundi përpara se ata mund të shkojmë lart, sepse edukimi është përgjegjësi e prindërve. E keqja nis me disa veprime të vogla të gabuara të cilat çojnë në veprime më të këqija dhe kështu fëmijët përfundojnë në këtë pistë kriminale. Dhe më pas disa vitesh, kur policia hyn në thelbin e problemit, ju keni humbur gjurmët se çfarë po bëjnë fëmijët…)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat