Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Moskë

Evropë

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Moskë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 23:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Agjencia më e lartë ruse e sigurisë, Shërbimi Federal i Sigurisë tha se të paktën 40 vetë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një sulm nga persona të armatosur të premten në një sallë koncertesh në Moskë. Salla e koncerteve është djegur gjatë sulmit nga disa persona të armatosur. Shteti Islamik përmes një postimi në platfromën Telegram morin pëgjegjësinë për sulmin. Më herët zyrtarët rusë thanë se incidenti po hetohej si sulm terrorist, më vdekjeprurësi në Rusi për shumë vite.

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë tha se disa nga të lënduarit janë dërguar tashmë për trajtim në spitale.

Autoritetet ruse thanë se persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” afër Moskës dhe qëlluan me armë automatike në drejtim të turmës, që po ndiqte koncertin e grupit muzikor “Picnic”. Më pas ata hodhën eksplozivë brenda ndërtesës, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi përfshirjen e Kievit në sulmin ndaj sallës së koncertit në Moskë.

“Ukraina kurrë nuk ka përdorur metoda terroriste. Gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës”, tha ai përmes një postim në platformën X.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby tha të premten se ai nuk mund të fliste mbi detaljet e sulmit, por theksoi se “imazhet nga sulmi janë të tmerrshme dhe të vështira për t’u parë”.

“Mendimet tona janë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm me armë”, tha zoti Kirby.

Sulmi vjen disa ditë pasi Presidenti Vladimir Putin çimentoi kontrollin e tij në vend, duke orkestruar një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale në Rusi./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat