Bundesbanka: BQE të ulë stimuluesit, inflacioni ka arritur qëllimin e saj

Evropë

Bundesbanka: BQE të ulë stimuluesit, inflacioni ka arritur qëllimin e saj

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 13:11
Bundesbanka

Banka Qendrore Evropiane duhet të reduktojë programin e stimulimeve financiare tani kur inflacioni është në përputhje me qëllimin e saj, tha sot presidenti i Bundesbank, Jens Vajdman.

BQE pranoi në qershor të përfundojë një program masiv të blerjes së obligacioneve deri në fund të këtij viti, por Vajdman, një kritik i hapur i politikës së parasë së lehtë të Bankës Qendrore, tha se ai duhet të jetë hapi i parë në një proces që mund të zgjasë vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat