Merkel viziton Afrikën për çështjen e migrimit ilegal

Evropë

Merkel viziton Afrikën për çështjen e migrimit ilegal

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:09
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të fillojë sot një vizitë në Senegal, e para e një turneu triditor në Afrikë për çështjen e migracionit të paligjshëm.

Merkel do të takojë presidentin senegalez, Macky Sall në Dakar dhe më pas udhëheqësit e grupeve të shoqërisë civile.

Delegacioni i Merkelit përfshin ekspertë për elektrifikimin, dixhitalizimin, infrastrukturën dhe menaxhimin e energjisë.

Udhëtimi i saj do të përfshijë gjithashtu ndalesat në Gana dhe Nigeri, të enjten dhe të premten.

Kancelarja tha se ishte e interesuar për hapjen e vendeve të punës në tri vendet që do të vizitonte, në mënyrë që të pengojë migrimin drejt Evropës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat