Rusia: Transportimi i astronautëve ameriknë përfundon në prill - Bota Sot
Rusia: Transportimi i astronautëve ameriknë përfundon në prill

Evropë

Rusia: Transportimi i astronautëve ameriknë përfundon në prill

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Kontrata e Rusisë me Shtetet e Bashkuara për të transportuar astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës do të skadojë në prill, thanë zëvendëskryeministri rus për mbrojtje dhe agjencia ruse e hapësirës.

Rusia ka transportuar astronautë amerikanë në stacionin orbital prejse Shtetet e Bashkuara e kanë ndërprerë programin e anijeve hapësinore shtatë vjet më parë.

Kur anija ruse Soyuz të kthehet në Tokë në muajin prill, "obligimet tona me kontratë me NASA-n (Agjencinë e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës) për dërgimin dhe kthimin e astronautëve amerikanë në dhe nga hapësira, do të përfundojnë", tha zëvendëskryeministri rus, Yury Borisov.

Stacioni hapësinor qëndron në një lartësi prej rreth 400 kilometrash dhe kryen kërkime shkencore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...