May nuk bën asnjë kompromis mbi Brexit

Evropë

May nuk bën asnjë kompromis mbi Brexit

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 08:25
Kryeministrja britanike Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May premtoi sot se do t’i qëndrojë projektit të saj për marrëdhënie tregtare të ngushta mes Britanisë së Madhe dhe BE-së pas Brexit pavarësisht një kundërvënie të fuqishme nga kampi pro-Brexit.

Në korrik, May kishte prezantuar një “Libër të Bardhë” në të cilin ajo propozonte kryesisht krijimin e një zone të tregtisë së lirë me BE-në, duke u mbështetur në një bashkësi rregullash të përbashkëta në lidhje e mallrat dhe sektorin agroushqimor.

Ky plan ka shkaktuar menjëherë kundërshtimin e grupit që është për një Brexit të ashpër sepse ata e konsiderojnë këtë si një anashkalim të referendumit që vendosi daljen nga BE-ja në qershor 2016.

Madje për shkak të këtij projekti erdhën edhe dorëheqjet e bujshme të minstrave të Punëve të Jashtme, Boris Johnson dhe atij për Brexit, David Davis.

Nga ana tejtër, krerët e BE-së kanë ngritur dyshime mbi realizimin e tij.

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja është programuar më 30 mars 2019. Londra dhe Brukseli pritet të arrijnë një marrëveshje deri në tetor për të organizuar ndarjen e tyre dhe të hedhin bazat për marrdhënien në të ardhmen. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat