Italia do shtojë borxhin; Do ulë taksat e do rrisë të pagat e pensionet - Bota Sot
Italia do shtojë borxhin; Do ulë taksat e do rrisë të pagat e pensionet

Evropë

Italia do shtojë borxhin; Do ulë taksat e do rrisë të pagat e pensionet

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 17:49
Me paratë e siguruara nga borxhet e reja, qeveria populiste e “Pesë yjeve” dhe “Lega Nord” kërkon të ulë taksat dhe të rrisë të ardhurat e qytetareve, duke përmbushur kështu premtimet elektorale.

Italia i shton Bashkimit Europian dhimbjen e kokës. Pavarësisht premtimeve, ajo do ta rrisë borxhin vitin e ardhshëm, edhe pse së bashku me Greqinë ka nivelin më të lartë të huamarrjes në Eurozonë.

Me paratë e siguruara nga borxhet e reja, qeveria populiste e “Pesë yjeve” dhe “Lega Nord” kërkon të ulë taksat dhe të rrisë të ardhurat e qytetareve, duke përmbushur kështu premtimet elektorale.

Por në Bruksel, lëvizjet e Romës zyrtare po ndiqen me shqetësim. Një përplasje mes Komisionit dhe Italisë nuk është në interesin tone thotë Komisioneri Europian i Ekonomisë Pierre Moscovici, por ajo nuk duhet të shkelë rregullat e të mos ulë borxhet.

Edhe vetë presidenti italian i Parlamentit Europian, Antonio Tajani shprehet mjaft i shqetësuar nga një manovër e tillë ekonomike, e cila sipas tij nuk është në të mirë të popullit ashtu siç mund të duket, sepse do të krijojë probleme në veri të vendit pa zgjidhur ndërkohë ato të jugut.

Tajani argumenton se lëvizja e trumpetuar me të madhe nga ekzekutivi italian do ta shtyjë vendin akoma më shume drejt varësisë nga taktiktat e kredidhënësve.

Kursi i përplasjes tashmë duket është përvijuar qartë edhe nga pala tjetër. Alberto Bagnai, ligjvënës i zëshëm i Lega Nord dhe një politikan shumë i afërt me Salvini, e paralajmëroi bllokun Europian mbi një betejë me Romën ndërkohë që i duhet të bëjë llogaritë me daljen e Britanisë së Madhe nga radhët e unionit. Nëse duan të hapin një front të dytë përplasjeje në Itali, epo, atëherë le ta bëjnë, u shpreh ai gjatë një interviste radiofonike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...